×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ma mirë s’po foli” – postimi i çuditshëm i Vlora Çitakut

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 23:30

    Vlora Çitaku është një emër i njohur në skenën politike për shkak të posteve që ka mbajtur në institucionet e shtetit, si ministre dhe së fundmi si ambasadore.


    Emri i saj u përmend shumë edhe si zëvendësuese e Kadri Veselit në PDK, për ta marrë kreun e partisë, dhe më pas si kandidate e këtij subjekti për presidente, por asnjëra nuk ndodhi.

    Çitaku e cila vazhdon të mbetet si ambasadore në Amerikë, sonte ka bërë një postim të çuditshëm, sikur ka paralajmëruar diçka.

    “Ma mirë s’po foli”, është postimi misterioz që ka bërë Çitaku, pa treguar se çfarë po heziton të thotë, shkruan Reporteri.net.

    Profesori universitar, Rrahman Paçarizi, i ka shkruar “a ia nisim me fol”.

    Çitaku i është përgjigjur duke thënë se edhe pak.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!