×
  • Lajme
  • Lajme

    Majko ndryshe nga Rama: Unë nuk do e padisja Ramush Haradinajn

    Reporteri
    30 Qershor 2020 | 23:56

    I ftuar në “A-Show” në Syri TV, ministri i Diasporës dhe ish- kryeministri i vendit gjatë krizës së luftës në Kosovë, Pandeli Majko ka komentuar situatën më të fundit në Prishtinë dhe vizitën e fundit të Edi Ramës atje.


    Sipas tij, Kosova kishte shumë nevojë në këto momente për vizitën e anjë autoriteti të lartë nga Tirana pasi situata atje është shumë e ndërlikuar.

    “Situata është shumë e komplikuar. Kosova është zhytur në një krizë institucionale. BE nuk e konsideron presidentin si pjesë e negociimit. E tillë është situata. Qeveria funksionon në bazë të votave të deputetëve serbë.

    Vizita e kryeministrit erdhi menjëherë pas kësaj situate. Gjëja më normale. Problemi e kishte të nevojshme vizitën e një autoriteti të lartë shqiptar. Ajo nxiti një funksionalitet të brendshëm të jetës politike pasi situata në Kosovë është e kontraktuar. Jam kundër asaj që thonë se Rama do të bashkonte palët, pasi as ai vetë nuk i beson”, tha Majko.

    Ditën e sotme u përhap lajmi se kryeministri Edi Rama do të tërheqë padinë ndaj ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

    I pyetur nga Adi Krasta nëse edhe Majko do të bënte të njëjtin akt që bëri edhe kryeministri, ai u shpreh i prerë:

    “As që diskutohet që jo”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!