×
  • Lajme
  • Botë

    Mali i Zi lejon bashkëjetesat mes së njëjtës gjini

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 15:02

    Mali i Zi votoi pro bashkëjetesës së çifteve të së njëjtës gjini, duke u bërë i pari shtet europian jashtë Europës Perëndimore dhe Bashkimit Europian që njeh bashkëjetesën e çifteve gej dhe lesbike.


    Ligji mori 42 vota pro në parlament dhe Blanka Radosevic Marovic, një drejtuese në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve tha për Reuters se ky ligj ishte refuzuar me herët ne parlament në korrik të 2019.

    Për Malin e Zi, një vend ballkanik, ky ligj është edhe një përparim i negociatave për tu bërë pjesë e BE-së, dhe u përshëndet nga drejtuesit e saj në Twitter, duke e quajtur atë si një “vlerë europiane”.

    “Një hap i madh përpara në rrugën e duhur për shoqërinë tonë, maturimin demokratik dhe procesit të integrimit”, shkruan Kryeministri Dusko Markovic në Twitter.

    “Mali i Zi është një hap më afër bashkimit me vendet më demokratike në vend. Kemi lindur të lirë dhe jemi të barabartë”, shkruan ai.

    Me një popullsi prej 620,000 persona, Mali i Zi është vend i 32-të në OKB, i cili njeh bashkëjetesat mes së njëjtës gjini. Çiftet gej dhe lesbike mund të martohen në 28 shtete të OKB.

    Tre çifte lesbike në Serbi hapën një çështje gjyqësorë vitin e kaluar për mungesën e një ligji që lejon martesat apo bashkëjetesat mes çifteve LGBTI në vendin e tyre, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina po mendon për të përshtatur të njëjtin ligj.

    Qeveria e Malit të Zi ka nisur fushata për të drejtat e LGBTI në vend me një plan për 2019-2023, i cili përfshin trajnime anti-diskriminuese për policët dhe punonjësit e shëndetësisë, por është kundërshtuar nga pjesa konservative e shoqërisë.

    Anëtarët e parlamentit, të cilët e kundërshtuan miratimin e këtij ligji, e quajtën atë si të krijuar nga “Satanistët e botës globale”, gjatë debateve në parlament.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!