×
  • Lajme
  • Lajme

    Maliqi: Kush lëshon pe dhe e zhbllokon situatën do t’i fitojë votuesit e zhgënjyer

    Reporteri
    19 Janar 2020 | 16:50

    VV dhe LDK assesi nuk po gjejnë rrugë të formojnë qeverinë e re, edhe pse premtuan se këtë do ta bëjnë 72 orë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.


    Krerët e këtyre dy partive, Albin Kurti e Isa Mustafa edhe pse mbajtën disa takime për disa javë, ata nuk gjetën gjuhë të përbashkët të lidhin marrëveshje dhe të formojnë qeverinë, por po vazhdojnë ta thumbojnë njëri-tjetrin duke e bërë përgjegjës.

    Ndërsa bllokada po vazhdon, Kurti e Mustafa në deklarimet e fundit kanë lënë të kuptohet se nuk e kanë ndërmend të lëshojnë pe, ku tash janë kapur për postin e kryekuvendarit, që tashmë e ka marrë VV, konkretisht Glauk Konjufca, por që LDK po dëshiron ta marrë këtë pozitë.

    Analisti politik, Shkelzen Maliqi, së fundmi përmes një mesazhi duke aluduar në bllokadën e bërë nga partitë, ju ka çuar mesazh atyre se cilado që lëshon pe, do të jetë fituese e votuesit sipas tij të zhgënjyer, shkruan Reporteri.net.

    “Ai që lëshon pe në bllokadën aktuale të bërjes së koalicionit do të jetë fitues te votuesit e zhgënjyer postzgjedhor, kurse kokëforti humbës”, ka shkruar Maliqi në Facebook.

    https://www.facebook.com/shkelzen.maliqi/posts/10218348886007114

    Mbetet të shihet ditët në vazhdim se a do të lëshojnë pe Kurti e Mustafa, apo vendi do të shkojë në zgjedhje të reja. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!