×
  • Lajme
  • Lajme

    Maliqi: Sllogani ‘Krejt dhe Drejt’ i Kurtit e Osmanit për sundim të kombinuar Erdoganist – Putinist

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 9:58

    Lëvizja Vetëvendosje që në zgjedhjet e 14 shkurtit po garon me listën e kryesuar nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, kanë nxjerrë slloganin e tyre të fushatës elektorale të emëruar ‘Krejt dhe Drejt’. Ky sllogan e sidomos fjala ‘Krejt’ po shihet si tendencë totalitare e tyre.


    Publicisti Shkëlzen Maliqi, në një reagim në rrjetin social Facebook, këtë sllogan e ka komentuar si mjet propagandues totalitar, përmes të cilit synohet heshtja e opozitës.

    Për më tepër ai ka thënë se fjala ‘Drejt’ e slloganit ka tipare erdoganiste, që i referohet Partisë së Drejtësisë në Turqi, e udhëhequr për një kohë të gjatë nga presidenti turk. Ndërsa fjala ‘Krejt’ e slloganit të VV’së, nënkupton putinizëm, që do të thotë totalitarizëm dhe ngulfatje e opozitës.

    “Edhe kur kanë qenë pjesë, njëra nga partitë jo mazhoritare të spektrit ose të tepsisë elektorale, LVV ka pretenduar se ajo përfaqëson drejt e krejt interesat e popullit, kjo sipas ljogikës avangardiste bolsheviko leniniste. Tani që kanë avancuar më votën dhe me V. O. pretendojnë se janë bërë mazhorancë ende pa u mbajt zgjedhjet, diskursi drejt e krejt ka gjasa të bëhet mjet propagandues totalitar që synon heshtjen e çdo opozitë, po tash jo sipas modelit leninist, ai është bërë demode sepse populli I Kosovës nuk ka treguar zell revolucionar, por paraqitet si amalgam a çorbë e ngjashme me “ideologjitë” e praktikat e sundimeve të shtetit me tipare erdoganiste (Drejt si referencë për Parti e drejtësisë) dhe putiniste (Krejt si pushtim totalitar dhe ngulfatje e çdo opozitë), kuptohet tani për tani në fillesat e zhvillimit… Tepsia e elektoratit ende nuk është pushtuar, ka votues që ende e prishin lojën që nuk janë më “Krejt popullin”. Këtij pretendimi se pjesa e tepsisë është Krejt Tepsia nuk i kanë shpetuar as LDK ja e viteve 90, e as partitë tjera kur veten e paraqit in si zërin autentik të popullit, e të tjerët si forca antipopullore e tradhtar… Mirë se vini në tepsitë dhe tespitë idelogjike të Absurdistanit…”, ka shkruar Maliqi në reagimin e tij. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!