×
  • Lajme
  • Lajme

    Malisheva pas asnjë rast të ri me koronavirus qe 23 ditë

    Reporteri
    23 Maj 2020 | 8:23

    Në 23 ditët e fundit nuk është konfirmuar asnjë rast i ri me COVID-19 në Malishevë. Aktualisht në këtë komunë janë vetëm dy raste aktive me koronavirus nga 76 sa ishin të infektuar.


    Përmes një komunikate drejtuar mediave, shtabi komunal emergjent, iu ka bërë thirrje qytetarëve, që të vazhdojnë t’i batojnë të gjitha udhëzimet dhe masat parandaluese të dhëna nga institucionet shëndetësore në vend.

    “Jemi në prag të festës së Bajramit, e kuptojmë që qytetarët kanë nevojë për furnizime të ndryshme, pastaj tërheqja e pensioneve, kjo ka krijuar lëvizje të tepërta dhe kjo paraqet problem serioz, pasi potencialisht mund të kemi përhapje të virusit COVID-19, prandaj, në emër të shtabit emergjent, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, që të respektojnë distancën, t’ju ikin vendeve ku ka shumë njerëz dhe të mos krijojmë tollovi në markete, para bankave, postës dhe vendeve tjera”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit emergjent komunal në Malishevë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!