×
  • Lajme
  • Lajme

    Marrëveshja e Ohrit, Gërvalla: Serbia po vazhdon lojën e vjetër

    Reporteri
    27 Mars 2023 | 11:58

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka deklaruar së fundmi se Serbia duhet të jetë serioze për nomalizim e marrëdhënieve.

    Gërvalla ka potencuar për mediumin portugez “Diaro de Nolicias” se normalizim i raporteve do të thotë sjellje normale, respekt të fqinjësisë dhe moskërcënim ndaj fqinjit me luftë dhe pasoja të tjera.

    “Është kaq e vështirë me Serbinë, ata ulen në tryezën e bisedimeve dhe premtojnë dhe pastaj vjen një Serbi krejtësisht tjetër kur bëhet fjalë për zbatimin e premtimeve. Kësaj radhe Serbia as që nënshkroi, kështu që nuk jam optimist për të pritur ndryshime në javët apo muajt e ardhshëm.”, ka thënë Gërvalla.

    Ajo është shprehur se Serbia nuk ka qenë e gatshme për marrëveshje as më 27 shkurt në Bruksel, as më 18 prill në Ohër.

    “Serbia vazhdon lojën e vjetër të transmetimit të mesazheve dhe kur afrohet koha për nënshkrim, refuzon. Është për të ardhur keq që BE-ja po e mundëson këtë situatë dhe nuk po i zgjidh sfidat e dialogut që po ndërmjetëson.”, ka thënë ajo.

    Ndër të tjera, Gërvalla është shprehur se Kushtetuta e Kosovës u garanton të drejta pakicave, duke cekur minoritetin serb.

    Ndërkaq, për javën e kulturës kosovare në Portugali, ministrja Gërvalla është shprehur se njerëzit duhet të dinë më shumë për kulturën, “artin tonë, sepse kultura dhe arti janë dritarja e shpirtit tonë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!