×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Marrëveshja e Uashingtonit, delegacioni amerikan prej 15 antarësh zbarkon në KEK

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 13:16

    Një delegacion i lartë nga Departamenti Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vizitoi Korporatën Energjetike të Kosovës.


    Delegacioni 15 anëtarësh i udhëhequr nga Matthew Zais, zëvendësndihmës i Sekretarit Kryesor të Departamentit të Energjisë, është pritur dhe shoqëruar nga Luigj Imeri, u.d. Kryeshefit Ekzekutiv se bashku me menaxhmentin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

    Imeri informoi delegacionin rreth proceseve nëpër të cilat po kalon KEK-u, aktiviteteve, investimeve dhe rezultateve të arritura operuese dhe mjedisore përkundër sfidave të moshës së termocentraleve.

    Gjatë vizitës në Termocentralet “Kosovën A” dhe “Kosova B” delegacioni u njoftua me punët dhe aktivitetet të cilat janë duke u bërë, rezultatet të cilat janë arritur në ngritjen e besueshmërisë dhe stabilitetin e prodhimit të energjisë si dhe përmirësimet mjedisore të bëra duke pasur si objektiva kryesore sigurinë energjetike të vendit dhe mbrojtjen e mjedisit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!