×
  • Lajme
  • Lajme

    Marshi kushtuar kancerit të gjirit, Osmani: Kontrolli i hershëm parandalon dhe shpëton jetë

    Reporteri
    28 Tetor 2022 | 13:28

    Presidentja Vjosa Osmani u ka bërë thirrje të gjitha grave për kontrolla të shpeshta për të parandaluar sëmundjen e kancerit të gjirit.

    Para fillimit të marshit tradicional “Zbulimi i hershëm-Mbijetesë”, ajo është zotuar se që nga viti i ardhshëm, presidenca do të mbështes të gjitha gratë me pako onkologjike të protezave gjoksore.

    “Për të gjithë ata që ndjejnë sot dhimbjen e humbjes e ndajmë dhimbjen me ju. Jemi këtu se kontrolli i hershëm dhe preventiva shpëtojnë jetë. Dua të ritheksoj se kontrolli i hershëm parandalon dhe shpëton jetë. Armiku më i madh i kancerit të gjirit është kujdesi”, ka thënë ajo. /kp

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!