×
  • Lajme
  • Lajme

    Martin Berishaj për pak sekonda e merr “rolin e Nënë Terezës”, paratë e dedikuara për të kërkon t’i jepen një familje në nevojë

    Reporteri
    17 Nëntor 2022 | 12:53

    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj në përfundim të intervistës së tij në Komisionin Hetimor për Energji kërkoi që mjetet e dedikuara për ardhjen e tij në Kosovës, t’i jepen një familje në nevojë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ambasadori kërkoi që ato të nxjerren dhe t’i jepen atyre që kanë nevojë.

    “Edhe diçka, ato mjetet të cilat janë të dedikume për ardhjen time, muni me i nxjerr me ja dhanë një familje që ka nevojë”, u shpreh Ambasadori para anëtarëve të Komisionit Hetimor për Energji.

    Mirëpo, një gjë e tillë u kundërshtuar nga Kryetari i këtij komisioni, Driton Selmanaj.

    “Jo falemnderit ambasador, nuk mundemi, janë të dedikume”, tha Selmanaj.

    Berishaj në këtë Komision ka folur për herë të parë për skandalin financiar në të cilin dyshohet se është i përfshirë.

    Ai i ka quajtur shpifje raportimet për të, derisa ka thënë se ka paditur portalin slloven që kishte shkruar i pari për këtë rast.

    I pyetur se a ka pasur me kompaninë GEN në Serbi ndonjë formë të marrëdhënieve, kontraktuale ose forma të tjera, Berishaj ka thënë se ka qenë këshilltar në këtë këtë komani energjetike ka dhënë këshilla politike aty.

    “Unë me GEN e njoh, është një firmë që është në shumë vende të botës. Është plotësisht me pronë në Slloveni. Unë kam qenë aty si këshilltar. Unë i kam dhënë këshilla politike se çka duhet me ba një firmë. GEN është e regjistruar në ZRRE me 2009 dhe bën shitblerje. Shitblerja e rrymës nuk është shitblerej specash, por elektronike. Është transparente. Nga viti 2019 dhe 2020 me ta nuk kam forma kontakti. Pasi kam filluar si ambasador./Reporteri.net/

    Martin Berishaj e mohon aferën korruptive, pranon që ka qenë këshilltar i kompanisë energjetike “GEN”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!