×
  • Lajme
  • Lajme

    Masa të repta në Gjermani, Kosova në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë të infeksionit nga COVID-19

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 13:41

    Për shkak të numrit shumë të lartë të infeksioneve, qeveria gjermane i ka klasifikuar disa vende si zona me rrezikshmëri të lartë. Zbatohen rregulla më të rrepta të udhëtimit. Një përmbledhje të kësaj e ka bërë agjencia gjermane e lajmeve, Deutsche Presse-Agentur GmbH (dpa), për të cilën ka shkruar edhe televizioni gjerman, ZDF.


    Për shkak të numrit veçanërisht të lartë të infeksioneve të koronavirusit, qeveria gjermane ka klasifikuar pothuajse 40 vende si zona me rrezikshmëri të lartë dhe ka vendosur rregulla më të rrepta të hyrjes. Në mesin e këtyre vendeve hyn edhe Kosova.

    Siç raporton Instituti Robert Koch në faqen e internetit , kjo listë tani përfshin – përveç vendeve fqinje si Franca , Sllovakia, Polonia dhe Republika Çeke – që nga 1 prilli aty hyjnë edhe Kili dhe Peruja. Që nga 4 prilli, Instituti ka renditur gjithashtu Hollandën (përfshirë vendet autonome dhe pjesët përtej Detit të Mbretërisë së Hollandës) si zonë me rrezikshmëri të lartë.

    Për udhëtarët nga këto vende me një numër dukshëm më të lartë të infeksioneve sesa në Gjermani, zbatohet kërkesë më e rreptë për provë dhe rregullat e përjashtimit për karantinën gjithashtu mund të shtrëngohen nga shtetet federale.

    Tani ekzistojnë tri ose katër kategori të zonave me rrezik nga koronavirusi:

    1. Zonat me rrezikshmëri të lartë:

    Vendet e mëposhtme aktualisht hyjnë në këtë kategori:

    Egjipti
    Shqiperia
    Andorra
    Bahrein
    Bolivi
    Bosnjë dhe Hercegovinë
    Bullgaria
    Kili
    Ekuador
    Estonia
    Franca (përfshirë të gjitha departamentet e huaja)
    Irani
    Jordania
    Kolumbia
    Kosova
    Kuvajti
    Letonia
    Liban
    Malta
    Meksika
    Moldavia
    Mali i Zi
    Holandë
    Maqedonia e Veriut
    Territoret palestineze
    Paraguai
    Peruja
    Polonia
    Suedi
    Serbia
    Sishel
    Sllovakia
    Sllovenia
    Sudani
    Republika Arabe Siriane
    Tanzani
    Republika Çeke
    Hungaria
    Uruguaj
    Emiratet e Bashkuara Arabe
    Qipro

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!