×
  • Lajme
  • Lajme

    Masat anti-COVID, Vitia mbledh sot kryetarët e Komunave

    Reporteri
    10 Shtator 2021 | 10:31

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot do të mbajë takim me përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe kryetarët e Komunave, ku pritet të diskutohet lidhur me masat anti-COVID.


    Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online ‘Reporteri.net’, kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi, i cili ka bërë të ditur se takimi do të mbahet online në ora 13:00.

    “Po. Sot në ora 13:00, online do të takohemi me ministrin Vitia.”, tha shkurt Ibrahimi për Gazetën Online ‘Reporteri.net’.

    Ndryshe Qeveria e Kosovës më 28 gusht ka miratuar masat e reja anti-COVID pas rritjes enorme të rasteve të reja të infektimeve dhe të faliteteve.

    Qeveria mori vendim për shtyerjen e fillimit të vitit të ri shkollor deri më 13 shtator, teksa tani qytetarëve që hyjnë në Kosovë nga pikat kufitare do t’u kërkohet dëshmia e vaksinimit, testi PCR i 72 orëve të fundit apo ai serologjik i 30 ditëve të fundit, pavarësisht shtetësisë së tyre. Në të kundërtën, ata duhet të nënshkruajnë deklaratën nën betim e të vetizolohen për 7 ditë.

    Gastronomisë i është kufizuar orari i punës. Ajo po punon vetëm në ambiente të hapura, deri në orën 21:30.

    Ndërkohë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i pati quajtur të domosdoshme shtrëngimin e masave duke mos përjashtuar mundësinë e marrjes së masave të reja nëse situata vazhdon të përkeqësohet. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!