×
  • Lajme
  • Lajme

    MASHT me më së paku të punësuar me kontratë mbi vepër

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 13:53

    Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë e drejtuar nga ministri, Shyqiri Bytyqi po del të jetë më së paku e politizuara. Ndonëse kjo ministri ishte sulmuar për punësim të militantëve partiak, e vërteta është krejtësisht ndryshe.


    Burime të sigurta të ‘Indeksonline’, bëjnë me dije se në këtë ministri janë një numër i vogël të cilët janë angazhuar përmes marrëveshjeve për shërbime të veçanta në dy vitet e fundit.

    “Prej se ministër është emëruar Shyqyri Bytyqi me përgjegjësi të plotë ju konstatoj se janë një numër i vogël të cilët janë angazhuar me kontratë mbi vepër”, ka thënë një burim brenda MAShT-it.

    Por, ndryshe është krejtësisht situata në ministritë tjera. Sa i përket punësimeve me kontratë mbi vepër, ministritë tjera prijnë dukshëm në këtë aspekt. Madje, informacionet thonë se ka ministri të cilat kanë mbi 100 veta të punësuar me kontrata të tilla.

    Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi që nga dita e parë e marrjes së mandatit është zotuar për depolitizim të arsimit në të gjitha nivelet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!