×
  • Lajme
  • Lajme

    Mashtruan e morën para për termine vizash, Policia arreston dy të rinj në Prishtinë

    Reporteri
    31 Janar 2023 | 18:29
    Fotografi ilustruese.

    Dy persona sot janë arrestuar në Prishtinë për veprën penale ‘mashtrim’.

    Personat e dyshuar, A.I, 19-vjeçar dhe L.I 18-vjeçar, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Sipas njoftimit të Policisë, të dy dyshohen të kenë marrë nga së paku 13 persona, shuma të ndryshme parashë, duke ju premtuar caktim të terminëve për vizë.

    “Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar.

    Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar”, thuhet në komunikatën e PK’së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!