×
  • Lajme
  • Lajme

    Matoshi i habitur: Rama vizitoi Moskën ditën kur Serbia mori pajisjet ushtarake ruse

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 7:36

    Halil Matoshi shprehet i habitur me vizitën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Rusi në ditën kur në Beograd mbërrin pajisjet ushtarake ruse. Ky veprim nga ana e Serbisë u pasua me reagime të ashpra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian duke kujtuar edhe sanksionet, por ndryshe mendoi Rama.


    Një gjë e tillë është ‘koiçidencë e frikshme’ për Matoshin, i cili kujton këmbënguljen e Ramës për minishengenin.

    Shkrimi i plotë i Matoshit në Facebook:

    Heshtje në Tiranë!

    Koinçidencë që mbjell frikë.

    Ditën kur Kryeministri shqiptar Edi Rana zbarkon në Moskë, paisjet ushtarake ruse mbërrijnë në Serbi!?

    A thua Rama e ka mësu lekcionin e homologut serb Akeksandar Vučić, me lujtë me “atu” nën mangë – kercënimin rus kundrejt BE-së dhe ShBA-së!?

    Kolegët e medias në Tiranë duhej ta pyesnin kryeministrin Edi Rama se nga kush do të mbrohet Serbia e “minischengen-it” pas pranimit të sistemit rus PANTSIR S-1.

    Këtë pyetje ia kanë bërë tashmë Beogradit, përcjellë me reagime të ashpra, BE dhe ShBA, kjo e fundit paralajmëroi sanksionr ndaj Serbisë, por jo edhe Qeveria shqiptare, e cila po angazhohet me aq fanatizëm. për jetësimin e idesë së Beogradit me referencë Schengen-in!?

    Shqipëria është anētare e NATO-s dhe Pakti veriatlantik nga perspektiva multilaterale tha se “i pērket Serbisë vendimi sovran”, porse nga perspektiva rajonale (e shteteve veç e veç) dhe sidomos nga perspektiva shqiptare, vërtet nga kush po mbrohet kështu Serbia dhe a mos vallë po përgatit ndonjë krim të ri kundër shteteve e kombeve fqinje!?

    Në anën tjetër Kosova nuk luan me dy letra, kursi i saj euro-atlantik është i sinqert dhe ekzistencial!?

    P.S.

    Shqipëria nuk është fqinje e Serbisë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!