×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbesa e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje emërohet sekretare e përgjithshme e MAShT-it

    Reporteri
    13 Dhjetor 2022 | 12:08

    Fadile Dyla është emëruar sekretare e përgjithshme në ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

    Vendimi është marrë sot, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës. Dyla do ta ushtrojë këtë pozitë në katër vitet e ardhshme.

    Fadile Dyla, është vajza e vëllait të deputetit Jahja Koka.

    Ajo e mbante këtë pozitë që nga viti i kaluar si ushtruese e detyrës, prej kur Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, e pati marrë këtë vendim më 25 maj 2022.

    Vendimi i saj pati ardhur pasi ish-U.D. Sekretarit, Agim Bërdyna i kishte kaluar mandati si ushtrues detyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!