×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 1 milion euro rroga për deputetët e Kuvendit prej fillimit të vitit

    Reporteri
    05 Gusht 2020 | 20:18

    Që nga fillimi i vitit janë mbajtur vetëm 31 seanca, pagat e deputetëve i kanë kushtuar buxhetit mbi 1 milion euro.


    Që kur u betuan deputetët në shkurt të këtij viti, kjo sallë ishte më shumë e zbrazët sesa e mbushur.

    Kjo për shkak të pandemisë Covid -19 e cila pamundësoi, të mbaheshin seancat që ishin planifikuar.

    E kur ato thirreshin, shumë deputetë i bojkotonin dhe salla zbrazej pasi në shumë raste nuk kishte kuorum.

    Në kohën e Qeverisë Kurti, u mbajtën gjithsej dhjetë seanca.

    Njëmbëdhjetë, u zhvilluan nga 3 qershori, kur në krye të Qeverisë u vendos Avdullah Hoti.

    E për gjithë këta muaj, deputetët pavarësisht së nuk paten shumë angazhim, morën pagat e tyre.

    Përveç pagës prej 1547 euro bruto, ata gëzuan dhe të drejta të tjera për çdo aktivitet shtesë.

    E për 6 muaj, 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, pa llogaritur mëditjet për aktivitetet të tjera jashtë seancave, i kanë kushtuar buxhetit të shtetit mbi 1 milion euro.

    Përveç kësaj deputetët e Kuvendit të Kosovës, pritet që pas kësaj jave të shkojnë në Pushim.

    Por, për kohën pritet të vendos Kryesia e Kuvendit.

    “Kryesia do të vendosë për kohën se kur duhet të shkojë Kuvendi në pushim. Ende nuk ka një vendim të tillë.”, tha Bekim Kupina, këshilltar për media i Kryetares

    Të premten, më 7 gusht, Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë punimet me pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!