×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 100 persona janë vaksinuar deri tani në sallën “1 Tetori” në Prishtinë

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 13:17

    Deri në mesditën e së martës janë vaksinuar 103 persona kundër Covid-19 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, derisa vaksinimi po vazhdon edhe më tej.


    Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i kësaj qendre Niman Bardhi.

    “Deri më tani janë vaksinuar 103 persona, dje kanë qenë 10 të vaksinuar dhe pjesa tjetër sot, pra gjithsej 103. Nuk mund të dimë saktë sa persona do të jenë, por rreth 700 persona presim që të vinë për tu vaksinuar”, tha ai.

    Bardhi tha se janë bërë të gjitha përgatitjet që procesi të shkojë mirë.

    “Kemi katër ekipe që po merren me vaksinim dhe shpresojmë që të shkojë mirë. Orari zyrtar çdo ditë nga sot e tutje do jetë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 19:30. I kemi ekipet e ndara, turni i paradites dhe i pasdites”, ka shtuar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!