×
  • Lajme
  • Lajme

    Vaksinohen mbi 1100 të moshuar, thonë se nuk kanë ndonjë komplikim nga vaksina AstraZeneca

    Reporteri
    18 Prill 2021 | 13:13

    Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, të dielën deri në mesditë janë vaksinuar 103 të moshuar më sëmundje kronike.


    Koordinatori i kësaj qendre, Niman Bardhi, tha se për tri ditë janë vaksinuar 827 persona me sëmundje kronike, ndërsa gjithsej janë vaksinuar 1180 të moshuar.

    “Sot është dita e tretë sa i përket personave me sëmundje kronike të grupmoshës 75 deri në 79 vjeç dhe deri në këto momente që po flasim kemi të vaksinuar 103 persona për dallim nga dy ditët e mëparshme kemi pasur numër më të madh të njerëzve por nga data 8 kur kemi filluar me grupmoshën mbi 85, 60 dhe 75 kemi 2035 persona të vaksinuar, nëse i referohemi vetëm pjesës së sëmurave kronikë kemi 827 persona të vaksinuar, nëse i referohemi të moshuar deri më tani kemi pasur 1180, për këtë ngelet të shohim se si e kemi situatën me vaksina”.

    I moshuari Muharrem Gashi tha për Ekonomia Online, se po ndihet mirë dhe nuk ka asnjë dhimbje pas marrjes së vaksinave.

    “E kam pasur Coronavirusin dhe e kam kaluar dhe më ka munduar shumë. Duhet me marr se mos po e mbarti te nipat e mbesat se sa për veti s’e kisha marrë”, tha ai.

    Ndërsa, Smajl Isufi, theksoi se është e domosdoshme që të gjithë të vaksinohen.

    “Tani po ndihem shumë mirë. Dhe është e domosdoshme ta marrë secili. Dhe ma shumë po vdesin ata s’janë të vaksinuar se ata që janë”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!