×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 18 mijë vizita spitalore më 2021 në Klinikën e Pediatrisë

    Reporteri
    13 Janar 2022 | 15:52

    Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, vitin e kaluar ka ofruar mijëra shërbime mjekësore për pacientët, pavarësisht situatës me pandeminë COVID-19.

    Në bazë të raportit të punës për vitin 2021, janë realizuar 18 mijë e 56 vizita ambulatore dhe 31 mijë e 99 vizita të pranimit-kontrolla.

    Gjatë periudhës janar-dhjetor, gjithashtu, janë bërë  856 EKG, 1 mijë e 315 EEG, 2 mijë e 257 Eho të Zemrës, 2 mijë e 574 Eho të Abdomenit, 1 mijë e 192 Eho të Trurit, 593 Eho të Mushkërive dhe 105 Eho të Gjëndrës Tiroide.

    Për 12 muaj janë kryer edhe 7 dializa, 49 flowsimetri, 76 punksione dhe 450 Strisho të Gjakut Periferik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!