×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 26% të votave të numëruara: VV rritet në 45,67%, PDK-ja në 19,26% – LDK bie në përqindje

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 21:16

    KQZ ka publikuar rezultatet preliminare nga numërimi i 26,66% i kutive të votimit, të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021. Sipas këtyre rezultateve, VV e PDK kanë shënuar nga një rritje të lehtë në përqindje, për dallim nga LDK-ja e AAK-ja të cilat po zbresin.


    Sipas rezultateve të para preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje është partia e parë më 45,67 për qind të votave të numëruara, shkruan Reporteri.net. Pasuar nga PDK-ja më 19,26%, LDK e treta më 13,79 dhe AAK e katërta më 8,83% të votave të numëruara.

    NISMA për Kosovën po vazhdon të jetë dukshëm nën pragun zgjedhor më 2,91% të votave të numëruara.

    Sipas KQZ-së në zgjedhjet e së dielës kanë votuar 843 mijë e 862 votues, në 2 mijë e 382 vendvotime, shkruan Reporteri.net.

    Deri më tani, sipas KQZ’së, jenë numëruar votat nga 635 vendvotime nga 2382 sosh. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!