×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 3 mijë raste aktive me coronavirus në Kosovë

    Reporteri
    31 Tetor 2020 | 23:24

    Që nga 1 tetori e deri më 31 tetor, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 54 persona dhe janë regjistruar 4,179 raste të reja pozitive.


    Deri më tash numri total i rasteve pozitive në Kosovë sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike është 19,842 raste nga 94,456 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 681 raste të vdekjes, shkruan Reporteri.net

    Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15,520 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3,641.

    E krahas rritjes së numrit të rasteve ditore, u morën edhe disa masa të reja për parandalimin e përhapjes së virusit nga Qeveria e Kosovës.

    Ndër masat që Ministria e Shëndetësisë në krye me Armend Zemajn ka marrë është edhe kufizimi i orarit të veprimtarisë të sektorit të gastronomisë, shkruan Reporteri.net.

    Zemaj ka njoftuar se të gjithë ata që ofrojnë shërbime në sektorin e gastronomisë, do t’u ndalohet veprimtaria nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

    Ai njoftoi se ky orar vlen edhe për të gjitha qendrat tregtare.

    Ministri i Shëndetësisë po ashtu njoftoi se si masë tjetër personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60 vjeçare do të lirohen nga puna në zyrë, personat mbi moshë 65 vjeçare u lejohet  dalja nga ora në 06:00-10:00 dhe ora 16:00-19:00. Jashtë këtij orari, ata mund të dalin vetëm për nevoja shëndetësore.

    Ai bëri të ditur se ligjëratat në universitete do të mbahen online, derisa tha se po ashtu është e domosdoshme të reduktohet numri i stafit në nivelin qendror dhe lokal në institucionet publike dhe private. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!