×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 3000 të infektuar me COVID-19 vetëm brenda 1 jave në Kosovë

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 17:02

    Mbi 3000 të infektuar me COVID-19 vetëm brenda 1 jave në Kosovë Ditëve të fundit janë shtuar rastet e të prekurve me COVID-19. Vetëm në 24 orët e fundit kanë rezultuar 591 persona pozitiv me coronavirus dhe 7 persona të tjerë kanë humbur betejën me COVID-19, shkruan Reporteri.net.


    Edhe ditëve të tjera numri i të infektuarve me coronavirus ka qenë i madh.

    E brenda një jave janë mbi 3 mijë raste që kanë rezultuar pozitiv nga testimet e bëra nga Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

    Gjithsejtë 3438 persona janë infektuar me coronavirus vetëm në javën e fundit. Ndërkaq në shtatë ditët e fundit 40 qytetarë kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

    Momentalisht janë gjithsejtë 8,703 raste aktive me COVID-19 në Kosovë.

    E numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë është 71.344. Kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.014 raste.

    E javëve të fundit janë shtuar edhe testimet nga ana e IKSHPK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!