×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 4300 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    26 Janar 2022 | 16:00

    Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar mbi 4300 raste të reja me COVID-19.

    MSH-ja njofton se nga 16.307 testime, 4.397 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë raste i vdekjes.

    Sot janë shëruar 607 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.333.

    Në total numri i rasteve aktive është 25.458. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!