×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 5 mijë e 400 raste aktive me coronavirus në Kosovë

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 8:13

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 57.028 raste nga 214.941 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.433 raste të vdekjes.


    IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.184 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.411.

    Në 24-orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën shtatë persona, kurse janë konfirmuar 296 raste të reja.

    Sipas njoftimit të IKSHPK-së, në mesin e viktimave janë edhe një 40 vjeçar dhe një 42 vjeçar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!