×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 5 mijë të infektuar me coronavirus në Kosovë

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 8:26

    Kosova ka aktualisht 2 mijë e 640 raste aktive me coronavirus.


    Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 5 mijë e 118 raste me 187 rastet e reja që u konfirmuan mbrëmë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

    Sipas njoftimit, që nga shfaqja e rasteve të para me coronavirus në Kosovë (13 mars) e deri më sot, janë testuar 28 mijë e 640 persona të dyshimtë për virusin COVID-19.

    Deri tani, gjithsej 108 persona e kanë humbur betejën me coronavirusin dhe të njëjtit raportohet se kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

    Dje janë shëruar edhe 103 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 2 mijë e 370 raste.

    IKSHPK vazhdimisht po bën thirrje për respektim të rekomandimeve shëndetësore, me theks të veçantë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienës personale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!