×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 50% e votave të numëruara nga KQZ-ja: VV 47,91%, PDK 18,35%, LDK 13,62%, AAK 8,23% – NISMA me 0 shanse për ulëse në Kuvend

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 21:58

    KQZ ka publikuar rezultatet preliminare nga numërimi i gjysmës së kutive të votimit, të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021.


    Sipas këtyre rezultateve, të 50,04% të numërimit, Vetëvendosje e Albin Kurtit ka 47,91 përqind të votave, shkruan Reporteri.net. Pasuar nga PDK-ja më 18,35%, e cila ka rënë lehtë në përqindje.

    LDK e treta më 13,62 dhe AAK e katërta më 8,23% të votave të numëruara.

    NISMA për Kosovën po vazhdon të jetë dukshëm nën pragun zgjedhor më 2,62% të votave të numëruara, dhe serish me një trend rënie të lehtë në përqindje.

    Sipas KQZ-së në zgjedhjet e së dielës kanë votuar 843 mijë e 862 votues, në 2 mijë e 382 vendvotime, shkruan Reporteri.net.

    Deri më tani, sipas KQZ’së, jenë numëruar votat nga 1192 vendvotime nga 2382 sosh. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!