×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 7 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri të shtunën

    Reporteri
    19 Shtator 2020 | 23:24

    Shqiptarët e Kosovës vlerësohet se shpëtuan sezonin turistik mes pandemisë së koronavirusit në Shqipëri, ndërsa po shtyjnë përtej verës.


    Mbi 7 mijë persona hynë nga Morina vetëm mëngjesin e së shtunës, ku pjesa më e madhe kishin si destinacion bregdetin.

    Ulja e temperaturave nuk u bë pengesë as këtë fundjavë për fluksin e pushuesve që ishte thuajse i ngjashëm me atë të javëve të kaluara.

    Më të shumtët ishin për pushimin e fundjavës, por kishte edhe prej atyre që kanë zgjedhur vjeshtën për të pushuar në bregdet.

    Për të shmangur radhët Policia kufitare në Morinë vijon të aplikojë procedurën e përshpejtuar.

    Turizmi patriotik ia doli të shpëtojë sezonin turistik mes pandemisë, ndërsa tashmë po e shtyn përtej muajve të verës!

    800 mijë shqiptarë nga Kosova përllogaritet se hynë në Shqipëri përgjatë gushtit, ndërsa prej janarit numri i tyre shkon mbi 1 milionë. /oranews.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!