×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbledhja e dy kuvendeve, Haxhiu: Të votohet për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në Konfederatën e Shtetit Shqiptar

    Reporteri
    26 Nëntor 2022 | 18:30
    Deputeti i PDK'së, Bekim Haxhiu

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka bërë thirrje për ‘bashkim kombëtar’.

    Haxhiu ka thënë se nesër, në mbledhjen e kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, duhet që të votohet “për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në Konfederatën e Shtetit Shqiptar”, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Pasi që Kosova ka shënuar 14 vite shtet sovran dhe i pavarur, është koha që në këtë 110 vjetor të Pavarsisë së Shqiperisë, NE të zgjedhurit e popullit të Kosovës dhe Shqipërisë te votojmë: Për bashkim në Konfederatën e Shteteve Shqiptare, të Shqipërisë dhe Kosovës. Të bashkohemi në një Shtet, me një Qeveri, me një Senat, me dy kongrese Kosovë e Shqipëri”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

    Për të shënuar festën kombëtare të 28 nëntorit, dy kuvendet me raporte vëllazërore do të mbajnë një mbledhje të përbashkët në kryeqytetin shqiptar.

    Mbledhja mbahet të dielën me fillim nga ora 10:00, derisa deputetët kosovarë tashmë kanë shkuar në Shqipëri. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë i Haxhiut:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!