×
  • Lajme
  • Lajme

    Njofton Edi Rama: Mbledhja e radhës e dy qeverive mbahet në qershor

    Reporteri
    26 Mars 2023 | 16:27

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron sot për vizitë në Shqipëri ku ka realizuar disa takime me krerët e institucioneve më të rëndësishme atje.

    Kurti takoi edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ku përveç diskutimit për marrëveshjen e Ohrit, ku kryeministri shqiptar i dha mbështetjen ata folën edhe për  një varg zhvillimesh në kuadër të të dyja vendeve.

    Kryeministri Rama ka bërë të ditur se janë dakorduar që mbledhja e ardhshme e dy qeverive të mbahet në qershor, por nuk e ka treguar vendin.

    Postimi i plotë i Ramës:

    ? Me mikun e posaçëm, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë drekës së sotme ku diskutuam me detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj.

    I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë.

    Ramë dakord që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në qershor?????

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!