×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbledhja e përbashkët e dy qeverive më 2 tetor do të mbahet në Tiranë

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 20:50

    Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës do të mbahet në Tiranë dhe jo në Shkodër, siç ishte njoftuar paraprakisht.


    Në një njoftim të Qeverisë shqiptare bëhet e ditur se mbledhja do të zhvillohet më 2 tetor në orën 11:00, në “Pallatin e Kongreseve”.

    Ndër të tjera dy kryeministrat do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët e cila rekomandon që Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë të mbikëqyrin zbatimin e marrëveshjeve që do arrihen në mes dy vendeve.

    Mbledhja e përbashkët e 2 tetorit do të jetë mbledhja e gjashtë e përbashkët e dy qeverive.

    Mbledhja e parë e përbashkët u mbajt më 11 janar të vitit 2014 në Prizren dhe drejtohej nga kryeministrat e atëhershëm të Kosovës dhe Shqipërisë, Hashim Thaçi dhe Edi Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!