×
  • Lajme
  • Lajme

    Mblidhen katër komisione parlamentare

    Reporteri
    23 Tetor 2020 | 8:06

    Gjatë ditës së sotme do të mblidhen katër komisione parlamentare.


    Në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, do të intervistohet ish-zëvendës Kryesuesin e Bordit të AKP-së, Naser Osmanin dhe ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatrin.

    Ndërsa Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës, interviston ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçin

    Kurse Komisioni për Integrim Evropian takohet me Shefin e Zyrës dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovës, Tomáš Szunyog në lidhje me Raportin për Kosovën 2020 të publikuar nga Komisioni Evropian

    Këto janë njoftimet:

    Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës, interviston ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçin. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 11:00)

    Komisioni për Integrim Evropian takohet me Shefin e Zyrës dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovës, Tomáš Szunyog në lidhje me Raportin për Kosovën 2020 të publikuar nga Komisioni Evropian. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ORA 12:00)

    Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish-zëvendës Kryesuesin e Bordit të AKP-së, Naser Osmanin. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 12:00)

    Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish-ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatrin. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 13:00)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!