×
  • Lajme
  • Lajme

    Mblidhet komisioni parlamentar për hetime në PTK dhe Vala

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 8:08

    Sot sërish do të mblidhet Komisioni parlamentar për hetim në PTK dhe Vala.


    Ky komision është formuar për të hetuar gjendjen e vështirë që po mbretëron në PTK dhe Vala.

    Se është në gjendje të keqe kjo ndërmarrje publike e ka konfirmuar edhe drejtori i Telekomit Bedri Istrefi.

    Sipas tij Telekomi është në prag të falimentimit ndërsa dje është takuar me kryeministrin Ramush Haradinaj për të kërkuar mbështetje nga Qeveria.

    Reporteri rreth 2 muaj më parë ishte portali i parë që kishte raportuar për krijimin e këtij Komisioni Hetimor i cili kryesues e ka Visar Ymerin e PSD-së dhe zëvendës Milaim Zekën.

    PTK-ja historikisht ka qenë e mbipopulluar me militantë partiakë dhe familjarë të politikanëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!