×
  • Lajme
  • Lajme

    Mblidhet Kuvendi, në rend dite buxheti

    Reporteri
    17 Nëntor 2022 | 7:24
    Kuvendi i Kosovës. Fotografi ilustruese.

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës e cila pritet të fillojë nga ora 10:00.

    Në rend të ditës pritet të jenë katër pika.

    Në mesin e tyre do të jetë edhe diskutimi i Projektligjit nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës.

    Rendi i plotë i ditës:

    1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

    2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

    3. Pyetjet parlamentare,

    4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!