×
  • Lajme
  • Lajme

    Mblidhet Kuvendi, në rend të ditës Projektligji për caktimin e çmimit tavan për produktet esenciale

    Reporteri
    27 Tetor 2022 | 7:24
    Kuvendi i Republikës së Kosovës

    Kuvendi sot do të mbajë seancë plenare.

    Kjo seancë ka 15 pika të rendit të ditës, përfshirë edhe projektligjin për caktimin e çmimeve tavan për produktet esenciale.

    Opozita e ka kundërshtuar këtë projektligj të cilin e kanë quajtur edhe antikushtetues.

    Rendi i ditës:

    1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

    2. Pyetjet parlamentare,

    3. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-179 për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg,

    4. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-183 për mbështetjen e punëve publike,

    5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës,

    6. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë,

    7. Votimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021 dhe Raportit të Auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në Radiotelevizionin e Kosovës”,

    8. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës kundër sulmeve ndaj integritetit seksual,

    9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-062 për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19,

    10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-181 për vlerësimin e ndikimit në mjedis,

    11. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021,

    12. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të Përgjithshëm për Raportin vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021,

    13. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2021,

    14. Propozimi i GP “Multietnik” dhe i GP-LVV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,

    15. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!