×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbrëmë e anuloi takimin pas tensionit, sot Mustafa thotë se janë duke përfunduar marrëveshjen me VV-në

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 13:46

    Një takim që ishte paraparë të ndodhte sot në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, u anulua gjatë orëve të mesnatës nga ky i fundit, pasi bashkëpartiaku i Kurtit drejtoi gishtin ashpër ndaj LDK-së.


    E se nuk do të takohet me Kurtin, Mustafa e potencoi edhe sot, duke mos dhënë arsye. Mirëpo, bashkëpartiakët e Mustafës iu përgjigjën ashpër VV-së mbrëmë, shkruan Reporteri.net.

    Por, sidoqoftë, Mustafa gjatë takimin me europarlamentarin gjerman, Manfred Ëeber, është treguar më i butë. Ai, ndonëse anuloi takimin me Kurtin, tha sot se janë afër përmbylljes së marrëveshjes.

    “Mustafa e njoftoi z. Ëeber për ecurinë e bashkëbisedimeve me LVV-në drejt formimit të koalicionit bashkëqeverisës LDK-LVV duke theksuar që kemi arritur të bashkërendojmë të gjitha parimet e programit bashkëqeverisës dhe tanimë kemi hyrë në fazën përfundimtare të përmbylljes së marrëveshjes politike”, thotë LDK-ja përmes një komunikate.

    LDK-ja u shfaq me gjakra të ftohura edhe pak minuta më herët, pasi kandidatja e kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmani, tha se LDK-ja vazhdon të jetë e gatshme për bisedime me partinë e Kurtit.

    Sidoqoftë, e gjithë përplasje në mes të partnerëve potencialë po bëhet për shkak të postit të presidentit, të cilin po e kërkon me ngulm LDK-ja, dhe po heziton ta ofrojë VV-ja./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!