×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbrojtja e afërt e Kurtit mobilizohet, çanta antiplumb gjatë vizitave

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 13:12

    Ka disa ditë që është rritur siguria e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.


    Kryeministri Kurti vazhdimisht po shoqërohet nga mbrojtja e afërt të cilët në numër janë njëjtë si në të kaluarën, mirëpo tani ata po bartin pajisje speciale për të siguruar jetën e Kurtit në rast të ndonjë sulmi të mundshëm raporton IndeksOnline.

    Sot Kurti bëri një vizitë zyrtare në Komunën e Prishtinës, ku u takua me kryetarin Shpend Ahmeti.

    Gjatë shkuarjes në Komunë është vërejtur se pjesëtarët e sigurimit të kryeministrit në detyrë, tani me vete po bartin çanta të zeza të cilat shndërrohen në antiplumb.

    Rikujtojmë se Kurti së fundi ka pranuar kërcënime nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, mirëpo deri tani nuk dihet se kush qëndron prapa kësaj organizate.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!