×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbushen sheshet e Prishtinës, qytetarët presin Clinton e Albright

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 11:29

    Qytetarë të shumtë kanë dalë rrugës që përshkon sheshin kryesor të Prishtinës. Ata presin ta përshëndesin ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe figura të tjera botërore që janë në vendin tonë.


    Ndërkohë, Në sheshin kryesor të Prishtinës, ka nisur tubimi qendror për të shënuar Ditën e Çlirimit.

    Në mesin e shumë mysafirëve, ka edhe politikanë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Bill Clinton dhe Madeline Albright, kanë zhvilluar dje e sot takime me krerët e shtetit.

    Ndërsa nga ora 14:00 do të jetë “Ecja për liri”, për të vazhduar drejt sheshit “Albright”, afër American School of Kosova, për të bërë përurimin e bustit të ish-sekretares Albright.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!