×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllen kafeteritë në Komunën e Klinës për shkak të koronavirusit

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 22:46

    Kafeteritë në komunën e Klinës janë mbyllur pas konfirmimit se dy persona janë infektuar me koronavirus në Kosovës.


    Në një video të siguruar nga Gazeta Sinjali, shihen se kafiteritë në këtë komunë janë të mbyllura dhe ka shumë pak qarkullim të qytetarëve.

    Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës që është mbajtur sonte është marrë vendim që të mbyllen të gjitha kafeteritë, restorantet dhe qendrat tregtare.

    Po ashtu Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e hyrje-daljeve në komunat e Klinës dhe Vitisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!