×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllet afati për aplikim, KQZ thotë se aplikuan 28 parti

    Reporteri
    16 Janar 2021 | 19:17

    Këshilli Qëndror Zgjedhor ka njoftuar se, deri në përmbyllje të afatit për aplikim të subjekteve politike, kanë aplikuzar 28 sosh.


    Një gjë të tillë për Gazetën Express e ka bërë të ditur Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ’së, teksa ka njoftua se prej 28 subjekteve politike, 2 ishin koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

    “Gjatë afatit të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 8 janar – 16 janar, kanë dorëzuar aplikimin për çertifikim dhe listën e kandidatëve, gjithsejt: 28 subjekte politike, prej tyre: 21 parti politike; 2 koalicione; dhe 5 iniciativa qytetare. Nuk është paraqitur asnjë kandidat i pavarur”, ka deklaruar ai.

    Në anën tjetër, Vetëvendosja ka publikuar edhe listen e kandidatëve të përbashkët për deputetë me iniciativën qytetare të Vjosa Osmanit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!