×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllet klinika private ku po trajtohej 7 vjeçarja, familjarët fajësojnë mjekët

    Reporteri
    05 Gusht 2020 | 20:52

    Kjo është klinika ku 7 vjeçarja nga Skënderaj të martën shkoi për të bërë një rezonancë magnetike.


    Por Tuana Haxhiu nga këtu nuk doli e gjallë.

    Përkundër dërgimit të saj në QKUK dhe tentimit për ta kthyer në jetë, ajo nuk ia doli.

    E një ditë pas rastit tragjik, kjo klinikë ka ndalur punën.

    ‘’Në këtë klinikë po trajtohej 7 vjeçja e cila ndërroi jetë. Një ditë më vonë, kjo Klinikë po qëndron e mbyllur. I kontaktuar nga T7, radiologu nga kjo klinikë Arben Kutllovci, tha se vajza kishte ardhë për vizitë këtu disa herë, ndërkaq mohoi se fajin për vdekjen saj e kanë mjekët’’

    Kutllovci ka shtuar se deri tek vdekja e vogëlushes mund të ketë ardhur nga reaksionet ndaj anestezionit.

    ‘’Ajo ka qenë , edhe nihere e ka bo te une s’ka qene për herë të parë. Ekzistojnë bisedat ekzistojnë krejt. A ka send ma të rënd se me deke një fëmi 7 vjet, po fëmija jem me kon ma shumë s’isha prek, shumë rast i rond. Boni vaki tash s’kemi cka me bo. Ky mundet me kon edhe reaksion në anestezion mundet me kon gjithçka, e keqja është që ka ndodhë. Është doktori Alban Gjonbalaj, doktori më i mirë që punën me doktor në QKUK, mjek ma të mirë ska për qit punë” tha Arben Kutllovci, radiolog.

    E këtë rast të humbjes së vajzës së tyre e përjetuan shumë rëndë familja.

    7 vjeçarja edhe pak ditë kishte ditëlindjen e po priste që të fillonte mësimet.

    Por familjarët fajësojnë mjekët se pse vajza e tyre nuk arriti t`i presë ato ditë.

    ‘’Tuana, zemra e dashur e familjes sonë, ne të gjithë prisnim që me datë 11.08.2020 të ta festojmë ditëlindjen tënde, e kjo feste u ndërpre në gjysmë edhe atë nga dora e mjekut, dora e tij e cila asnjëherë mos i përkëdheltë fëmijët e tij, Tuanes sonë ja ndali frymëmarrjen ne gjysme, ajo priste të shkonte ne shkollë ai sot nuk e lejoi këtë. Nesër do jetë në parajsë trupi i saj i njomë, sytë e saj të shkruar asnjëherë nuk do t`i shohim më.”

    E për T7 kanë folur edhe familjarët e së ndjerës .

    Xhaxhai i saj, thotë se këtë rast e kanë përjetuar rëndë, e sipas tij sjelljet e mjekëve pas rastit nuk ishin aspak korrekte.

    ‘’Jonë shku pa udhëzim, qysh guxon me ma bo CT-n ose me ma jepe anestezionit, është përgjegjësi e mjekut. Qikjo ka ndodhe, ai se ka vet hiç , s’di sa euro ka kushtuar ct, e ka pa nëna vetët e ka shku ja ka dhone injeksionin tjetër, mjekët nuk guxojnë mi dhëne mbi dozë, një çike 7 vjeçare, edhe 6 ditë i bën 11 vjet. Pas rastit, sjelljet e mjekut jonë konë katastrofë, unë ta myta qa ki mem bo, tragjike jone kon sjelljet e doktorit’’

    Edhe një familjare tjetër, tha për televizionin se vajza nuk kishte diagnozë të ndonjë sëmundje.

    Ajo rrëfen momentin kur babai i vogëlushes e kuptoi se vajza e tij nuk jeton më.

    ‘’ E pash tha kunati kur e lëshoj trupi i thash diq o doktor, Tuana diq, tha doktori diq diq valla… tha a ki cka mem bo e çeli mantelin. Na se përdorim Kanunin, na po konsiderojmë që jena në një shtet ligjor, këna me ja lonë organeve të hetuesisë, cika pa kurgjo, tu kesh ka shku, na ka vdekë. unë jam nanë e 3 fmive, vajza nuk ka diagnozë, ti mundesh me thonë jena të gatshëm edhe raportet mi tregu. Na jena në fshat, dokumentacioni i vajzës o atje, me thonë që familjar janë të gatshëm mi prezantua edhe raportet, që ka vuajte prej kësaj, doktori me thonë .

    E në lidhje me këtë rast Policia tashmë ka intervistuar tre dëshmitarë.

    Policia e Kosovës

    “Prishtinë 04.08.2020 – 10:30. Është raportuar se viktima femër kosovare (e mitur) dyshohet se ka ndërruar jetë gjatë një ekzaminimi. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa tre dëshmitarë meshkuj kosovarë janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. Përmes raportit 24-orësh, Policia ka bërë me dije

    Për këtë rast ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë, e cila ka bërë të ditur se Inspektorati Shëndetësor do të vazhdojë hetimet rreth këtij rasti dhe së shpejti do të hartojë raportin përfundimtar rreth të gjeturave të inspektimit.

    E në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe deputeti Bekim Hazhiu i cili vjen nga i njëjti fshat me 7 vjecaren tashmë të ndjerë.

    Ai ka shkruar se tash kur spitalet janë të mbushura me pacientë me Covid-19 vëmendje dhe përgjegjësi duhet të ketë edhe ndaj pacientëve të tjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!