×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllet për publikun seanca dëgjimore ndaj të arrestuarit që dyshohet se vrau zyrtarin e PDK-së

    Reporteri
    10 Shtator 2021 | 15:08

    Është mbyllur për publikun seanca dëgjimore ndaj të dyshuarit Avni Ademaj, ndaj të cilit Prokuroria e Pejës ka kërkuar masën e paraburgimit, nën dyshimin se ka vrarë tani të ndjerin Blerand Kadrijaj.


    Vendimin për mbylljen e seancës dëgjimore e ka marrë gjyqtari i procedurës paraprake, Sami Sharraxhiu, i cili ka thënë se seanca paraprake nuk është publike.

    Ndryshe, sipas kërkesës për caktimin e masës së parabugrimit, të siguruar ekskluzivisht nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se ekziston rrezik real i arratisjes së të dyshuarit, e cila do të pengonte zhvillimin normal të hetimeve.

    Avni Ademaj po dyshohet për rastin e mbrëmjes së 8 shtatorit, nga ku dy persona mbetën të vrarë, kurse vet ai i plagosur.

    Dy personat që mbetën të vrarë janë kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati për kryetar të Komunës së Deçanit më 2017 nga radhët e PDK-së, Blerand Kadrijaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!