×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjike: Mbytet një 6-vjeçar nga Kosova në plazhin e Durrësit

    Reporteri
    27 Gusht 2019 | 14:48

    Mediat shqiptare raportojnë se një fëmijë 6 vjeç ka humbur jetën sot pasi është mbytur në plazhin e Durrësit, transmeton Reporteri.net.


    Fëmija rreth 6 vjeç është mbytur në plazh, në zonën e plazhit “Iliria”.

    Mësohet se fëmija është nxjerrë nga deti nga pushuesit dhe është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

    “BalkanWeb” raporton se fëmija ka qenë me pushime me familjen e tij nga Kosova.

    Në kohën që fëmija ka qenë në det, uji ka qenë i qetë dhe nuk ka pas dallgë, por prindërit nuk i kanë kushtuar vëmendje vogëlushit të tyre, i cili ka humbur jetën tragjikisht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!