×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbytni serbët, mbytni shqiptarët: Kështu këndohet në tramvaj në Kroaci

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 15:12

    Është përhapur nëpër rrjetet sociale një video, ku serbët në një tramvaj në Kroaci këndojnë këngë duke i thumbuar shqiptarët.


    “Vritni, vritni serbët, kështu e ka fatin, mundet edhe kroatët, kush ua q* nëna, unë “, thuhet në një pjesë të këngës që e këndojnë në tramvaj në Zagrebit. Në të njëjtin kontekst, përmenden hebrenjtë, shqiptarët, romët, boshnjakët dhe japonezët.

    Index.hr në fillim e ka publikuar këtë lajm duke thënë se grupi Biciklic po këndon këngë nacionaliste, pa e kuptuar punën që bëjnë ky grup, por më pas po i njëjti portal ka kërkuar falje publike për grupin që e quajtën nacionalist.

    Edhe pse në dëgjim të parë mund të ju duket komplet nacionaliste, del që ajo në fakt nuk ka aspak lidhje me nacionalizmin.

    Punk grupi nga Zagrebi, Biciklić, adreson në mënyrë cinike temat socio-politike dhe kritikon shovinizmin dhe nacionalizmin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!