×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktivizohet menjëherë Amerika, MCC zhbllokon fondet për Kosovën

    Reporteri
    06 Qershor 2020 | 18:51

    Milenium Challenge Corporation (MCC) ka aktivizuar përsëri programin e saj në Kosovë.


    Në një komunikatë për media lëshuar nga MCC, bëhet e ditur se vendimi është marrë pas heqjes së masave të reciprocitetit nga qeveria Hoti.

    Aty thuhet se MCC mirëpret vendimin e qeverisë për taksën dhe masën e reciprocitetit ndaj mallrave serbe.

    “Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin reflektimin e Kosovës në çështjen e taksës dhe heqjen e masave të reciprocitetit ndaj mallrave serbe. MCC është e kënaqur që të rifillojë zbatimin e programit kompakt të propozuar në Kosovë. MCC pret një partneritet të vazhdueshëm, të fortë me popullin e Kosovës dhe qeverinë e tyre ndërsa ne punojmë së bashku për të zvogëluar varfërinë përmes rritjes ekonomike”, thuhet në komunikatë.

    Kujtojmë, se MCC kishte bllokuar investimet e saja në Kosovë pas refuzimit të qeverisë së Kosovës për të hequr taksën ndaj mallrave serbe.

    Një vendim i tillë i MCC-së ishte marrë gjatë kohës së qeverisjes Kurti. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!