×
  • Lajme
  • Lajme

    Më 1 prill stuhi bore në Kosovë

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 13:21

    Meteorologët në Kosovë dhe rajon raportojnë se stuhia më e fuqishme e borës e këtij dimri pritet pikërisht në ditën e parë të Prillit


    Sipas meteorologëve reshje bore sonte do të fillojnë në Kosovë dhe këto reshje pritet të intensifikohen gjatë natës dhe ditës së nesërme.

    Në tërë territorin e Republikës së Kosovës pritet krijimi i shtresave të borës duke përfshirë edhe ultësira, njofton meteoballkan. Në viset kodrinore-malore do të ketë reshje intensive bore deri në 30 cm, lokalisht edhe më shumë. Nëpër ultësira trashësia e borës do të jetë afërsisht nga 8 deri në 25 cm.

    Temperaturat do të pësojnë ulje të theksuara dhe gjatë netëve të ardhshme.

    Të enjtën na pret mot i freskët dhe pa reshje atmosferike./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!