×
  • Lajme
  • Lajme

    Më 28 tetor seancë dëgjimore për Salih Mustafën

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 22:31

    Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs përmes faqes zyrtare ka konfirmuar se më 28 tetor nga ora 15:00 do të mbahet një seancë dëgjimore për të akuzuarin Salih Mustafa.


    Gjyqtari i procedurës paraprake thotë se, “ka vendosur që të mbajë një seancë dëgjimore në prani të Prokurorit special dhe mbrojtjes, të mërkurën, më 28 tetor 2020 në ora 15:00”.

    E gjithashtu deri më 27 tetor urdhërohen Prokurori special dhe mbrojtja e Mustafës që të paraqesin parashtrimet me shkrim deri më 27 tetor nëse pajtohen me këtë datë.

    Aktakuza kundër Salih Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më të njëjtën ditë.

    Aktakuza e ngarkon Salih Mustafën me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!