×
  • Lajme
  • Lajme

    Me disa orësh vonesë, KQZ fillon numërimin e mbi 30 mijë votave me kusht

    Reporteri
    28 Shkurt 2021 | 23:15

    Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ka filluar numërimin e votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, pas gati pesë orësh vonesë.

    Një gjë të këtillë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, teksa ka thënë se janë rreth 31 mijë e 500 vota me kusht dhe 2,800 sosh të personave me nevoja të veçanta për t’u numëruar.

    “Janë rreth 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë komunave të ndryshme dhe që do të numërohen këtu në QNR. Menjëherë pas tyre, do të fillojmë edhe me numërimin e fletëvotimeve të cilat kanë ardhur përmes postës nga 2 deri më 12 shkurt”, ka thënë Elezi për Express.

    “Pas përfundimit të premten në mesnatë të rinumërimit të 552 vendvotimeve, numërimi i këtyre fletëvotimeve shënon fazën përfundimtare para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mund të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt”, ka deklaruar tutje ai.

    Sipas të dhënave, numri më i madh i fletëvotimeve me kusht, pra me numër katërshifror, u takojnë komunave: Prishtinë 7 520; Prizren 2 953; Fushë Kosovë 1 562; Suharekë 1 538; Mitrovicë e Jugut 1 528 dhe Gjakovë 1 521.

    KQZ, sot njoftoi për numërimin e votave me kusht nga ora 18:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!