×
  • Lajme
  • Lajme

    Me dokumente në dorë, punëtorët e Kurtit largohen nga Zyra e Kryeministrisë

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 14:23

    Avdullah Hoti është  votuar sot si Kryeministër i Kosovës. Qeveria e tij me 16 ministra dhe 4 zëvendëskryeministra u votua në Kuvend pa shumë debat dhe me bojkot nga Vetëvendosje dhe Kryetarja e Kuvendit.


    Pas votimit të Qeverisë së re, disa punëtorë që kanë qenë pjesë e kabinetit të ish-kryeministrit Albin Kurti, janë parë teksa kanë liruar Zyrat e Kryeministrisë.

    Sikur shihen në pamjet e Ekonomia Online, ata janë larguar me disa dokumente në dorë nga ndërtesa e kryeministrisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!