×
  • Lajme
  • Lajme

    17 Shkurti si gjithë: Këngë e valle në sheshet e Prishtinës

    Reporteri
    17 Shkurt 2020 | 16:12

    Sheshet e Prishtinës janë stërmbushur nga qytetarët ku  po festojnë 12-vjetorin e pavarësisë.


    Për ta bërë sa më gazmore festën u ka ndihmuar edhe moti pranveror që po mbretëron sivjet, për dallim nga vitet e kaluara ku ishte i ftohtë.

    Gazeta Online “Reporteri.net” ka dalë në sheshet e kryeqytetit për të parë si po festojnë quytetarët.

    Flamuj shtetëror të Kosovës, kombëtar, njerëz me veshje kombëtare, me plisa janë vënë re në sheshin e kryeqytetit.

    Edhe te obelisku “Newborn” qytetarët po fotografohen, ndërsa kafenetë janë të mbushura.

    Kujtojmë se në sheshin e Prishtinës sonte prej orës 20:00 do të mbahet edhe një koncert i organizuar nga Komuna e Prishtinës.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!